Rregullat e sjelljes në zyrë

Koha është që të mësoni normat themelore të bontonit afarist, të cilat dallojnë mjaft nga rregullat e sjellës në jetën private. Sa he...

Bontoni afarist: Rregullat e sjelljes në zyrë

Koha është që të mësoni normat themelore të bontonit afarist, të cilat dallojnë mjaft nga rregullat e sjellës në jetën private.

Sa herë keni pasur dilemë që a duhet të trokitni në derën e zyrës së shefit tuaj, para se do ta hapni? A ju ka ndodhur që të hamendësoni me rastin e njohjes me kolegët apo me partnerët afarist, sepse nuk keni qenë të sigurt se kush duhet i pari të prezantohet?
Sipas bontonit afarist, femra duhet e para ta shtrijë dorën me rastin e përshëndetjes me mashkullin
Të gjithë e dimë që është rregull që çdo ditë përshëndetemi me kolegët kur arrijmë në vendin e punës. Mirëpo, shpesh shtrohet pyetja kush përshëndetet i pari.
Në jetën e zakonshme paka shumë çdo gjë është e qartë: mashkulli i pari i paraqitet femrës dhe personi i ri të vjetrit, mirëpo në punë rregullat deri diku ndryshojnë.
Në punë, nuk është aq me rëndësi se cilës gjini i përkitni, prandaj vlen rregulla e përgjithshme: punëtori i pari i paraqitet eprorit. Përjashtim është situata kur shefi hyn në lokalin në të cilin ulen punëtorët e tij. Në atë rast, shefi i pari i përshëndet të pranishmit, transmeton Telegrafi.
Ja edhe disa rregulla të bontonit afarist
– Sa i përket përshëndetjes me dorë, etika afariste lejon që ta kaloni. Nëse megjithatë ju pëlqen ai ritual, kini parasysh që femra e para ia shtrin dorën mashkullit. Sidoqoftë, përshëndetja juaj me dorë duhet të jetë e shkurtër.
Mos e lëkundni gjatë dhe mos i shtrëngoni gjatë dorën bashkëbiseduesit; nuk bën as tepër t’ia shtrëngoni, edhe pse shtrëngimi duhet të jetë i fortë. Nëse jeni përshëndetur me dorë me një person në zyrë, këtë duhet ta bëni edhe me të gjithë të tjerët.
– Rregullat e bontonit urdhërojnë që kolegut të ri gjithmonë ia prezantoni të vjetrin apo punëtorin eprorit.
Mirëpo, pavarësisht nga mosha dhe pozita, femra kurrë nuk i prezantohet e para mashkullit; kjo lejohet vetëm nëse, për shembull, mashkulli është profesor i vjetër, ndërkaq femra studente.
– A duhet të trokisni nëse dera e zyrës është e mbyllur? Është rregull që të trokitet vetëm në atë derë prapa së cilës janë ulur më pak se tre njerëz. Në lokalet “e populluara dendur” hyhet pa paralajmërim.
– Pasi të keni hyrë në kabinetin e shefit, ai mbase do t’ju ftojë që të uleni. Atëherë në karrige bën të uleni vetëm atëherë kur eprori juaj ulet.
– Në jetën private, xhentëlmeni i vërtetë gjithmonë i jep përparësi damës me rastin e hyrjes në lokal. Mirëpo, etika bashkëkohore afariste urdhëron që i pari hyn dhe i pari del ai i cili është më afër dyerve, pa marrë parasysh a është fjala për femrën apo për mashkullin. 

COMMENTS

Name

EKONOMI,4,KULTURE,4,LAJME,24,MAGAZINA,7,OPINIONE,3,SHQIPERIA,1,SPORT,9,STIL,2,
ltr
item
Lajme24 ore |Shtepia e lajmeve|: Rregullat e sjelljes në zyrë
Rregullat e sjelljes në zyrë
https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/10/1-607.jpg
Lajme24 ore |Shtepia e lajmeve|
https://newsxy.blogspot.com/2017/10/rregullat-e-sjelljes-ne-zyre.html
https://newsxy.blogspot.com/
http://newsxy.blogspot.com/
http://newsxy.blogspot.com/2017/10/rregullat-e-sjelljes-ne-zyre.html
true
6748138369096963849
UTF-8
Loaded All Posts Not found any posts Shiko më shumë Lexo më shumë Reply Cancel reply Delete By Home PAGES POSTS Shiko më shumë LAJME TË TJERA KATEGORI ARCHIVE KERKO LAJME ALL POSTS Nuk u gjet asgjë nga ajo që kërkuat Back Home Sunday Monday Tuesday Wednesday Thursday Friday Saturday Sun Mon Tue Wed Thu Fri Sat January February March April May June July August September October November December Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec just now 1 minute ago $$1$$ minutes ago 1 hour ago $$1$$ hours ago Yesterday $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago more than 5 weeks ago Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo të gjithë kodin Select All Code All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy